×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria aprovon ndihmën financiare prej 180 milionë euro nga BE për luftën kundër COVID-19

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 13:16

    Përmes një njoftimi në Facebook, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian për luftën kundër Covid-19.


    Soreca sqaroi se këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.

    “Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian, si pjesë e mbështetjes në luftën kundër Covid-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, tha Soreca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!