Franca po planifikon që të shtojë masat anti-Covid në përpjekje për të mbajtur nën kontroll numrin në rritje të të infektuarve.
Vendi regjistroi në 24 orë 10,000 raste të reja me koronavirus, sipas shifrave të së enjtes.
Nisur nga situata shqetësuese, ministrat e vendit dhe ekspertët e shëndetit pritet që të mblidhen sot për të vendosur për masat e reja, shkruan abcnews.al
Kreu i këshillit shkencor që këshillon qeverinë për pandeminë, Jean-Francois Delfraissy, ka paralajmëruar se mund të kërkohen vendime “të ashpra”.
Kurse president Emmanuel Macron tha se mbledhja mund t’i japë njerëzve një ide të qartë për atë që duhet të presë në javët në vijim.
“Ne duhet të jemi sa më transparentë dhe të qartë që të jetë e mundur,” tha ai të enjten, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
“Duhet të jemi kërkues dhe realistë, pa iu nënshtruar asnjë lloj paniku.”
Franca ka numrin e shtatë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në botë. Më shumë se 30,800 persona e kanë humbur betejën me sëmundjen në vend / abcnews.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.