Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi në datat 15 dhe 16 shtator. Kjo vizitë është në kuadër të punës si kryetar i Presidencës së OSBE-së ku pritet që të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.
Siç raportohet në mediat greke, Rama do të marrë pjesë në një konferencë me temë “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohë të trazuara” ku do të diskutohet për menaxhimin e krizës së koronaviorusit.
Në këtë tryezë do të diskutohet edhe për krizën në Mesdheun lindor, imigracionin, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, sipërmarrjen, investimet dhe tregun e energjisë.
Mes shumë të ftuarve në këtë takim do të jetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe shumë personalitete të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.