Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për marrëveshjen ekonomike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Washington dhe e ka quajtur të dështuar, shkruan Reporteri.net.
Veseli ka thënë se ai takim ishte një shans i humbur sepse qytetarët e Kosovës kanë pritur që të përmbyllet problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke.
Sipas tij delegacioni i Kosovës e ktheu në tavlonë tema që janë diskutuar para shpalljes së pavarësisë së vendit.
Ai gjithashtu tha se nuk është dashur që të negociohet për Liqenin e Ujmanit.
“Ne e e kemi bërë të qartë pozicionin e PDK-së. Ne mendojmë se është shans i humbur. Takimi në Ëashington përkatësisht në në kulmin e politikës botërore ku ka pasur shnanse që të jetë delegacioni jonë. Është pritur gjatë nga qytetarët tanë, ka qenë edhe një shpresë se një proces që ka zgjuar shumë debat për disa vite do të përfundsonte me një epliog krenar, do të thotë të kishim një marrëveshje finale të njohjes së Republikës së Kosovës pa cënuar integritetin e vendeve tona. Ajo që pamë atje, të paktën ne si PDK mendojmë se është një dështim, për faktin se kishim një zbrapsje. Kishim një befasoi që nuk ishte pozitive, u rikthyen disa gjëra që u besuan para pavarësisë së Kosovës. Edhe po flas në Ëashington në vend që të kishim një vulosje të fatit të Kosovës në OKB tani po bisedojmë për resurset ekonomike të Kosovës, për ujmanin. Tash po thuhet se do të flitet edhe për resurse të tjera”, ka thënë ai në “Prime time” të Kanal10.
Veseli është shprehur se Kosova duhet ta marrë veten dhe të mos degradojë.
“Nuk është dashur që delegacioni i Kosovës të bëjë garë fisnore mes vete në cështjen e përfaqsimit atje”, tha ai.