×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I riu në Tiranë u plagos me armë nga shoku i tij: Ishin bashkë në lokal kur nisi sherri

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 23:06

    Për motive që ende nuk dihen, një sherr mes dy shokëve në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë çoi në plagosjen e njërit prej tyre.


    I plagosuri është 30-vjeçari Rexhep Xhekja. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar, Kevin Cungu, 20 vjeç, i cili njihet si vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu, i cili grabiti çiftin Laze në Allias, të Tiranës.

    Nga hetimet e deritanishme bëhet me dije se i plagosuri dhe autori i dyshuar janë shokë. Ata ndodheshin bashkë në lokal në një tavolinë dhe u përfshinë në një sherr të çastit. Pasi dolën jashtë lokalit për t’u sqaruar, Kevin Cungu e qëlloi me pistoletë në këmbë 30-vjeçarin.

    Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plagosjes me armë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!