×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, humb jetën një person

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 23:34

    Një burrë rreth 20 vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur mes tre mjeteve motorike në aksin rrugor Piranë-Krushë e Vogël – magjistralja Prizren-Gjakovë rreth orës 19:40.


    Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, e ka konfirmuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë, një veturë dhe një traktor.

    “Përveç viktimës që ka humbur jetën, edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!