×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq thotë se Serbia fitoi në Washington përmes Minishengenit

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 11:41

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka quajtur një “mrekulli të vërtetë” heqjen e temave politike nga marrëveshja që Serbia nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë dhe gjithashtu edhe bindjen e Kosovës që të hyjë në iniciativën e Mini-Shengenit ballkanik.


    “Është një “mrekulli e vërtetë e vogël” që Serbia arriti të heqë temat politike nga bisedimet në Washington dhe të bindë Prishtinën të bëhet anëtare e “Mini-Schengen”, por gjithashtu edhe rënia dakord për më shumë se tre miliardë euro investime në infrastrukturë për t’u lidhur me provincën jugore”, tha ai, shkruan Tanjug.

    Gjuriq shtoi se ardhja e Agjencisë Amerikane të Zhvillimit (DFC) në Serbi është gjithashtu e rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!