×
  • Lajme
  • Botë

    Një adoleshente u përdhunua dhe u vra në vitin 1984, dorasi arrestohet pas 36 vjetëve në SHBA

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 16:45

    Vrasja e një vajze në qytetin Rochester të New Yorkut, e cila ndodhi 35 vjet më parë, u zgjidh përfundimisht duke përdorur testet e ADN-së.


    Wendy Jerome, 14-vjeçare, u përdhunua dhe u vra ndërsa shkoi te një shoqe tjetër për t’i dhënë një kartolinë “Falënderimesh”. Trupi i saj u gjet nga një kalimtar i rastit pranë një koshi mbeturinash shkollore, raporton thenewyorktimes.

    Timothy Williams, 56 vjeç, u arrestua në shtëpinë e saj në Melbourne, Florida, për vrasjen e kryer në vitin 1984, transmeton Telegrafi.

    Nëna e vajzës së vrarë në lot falënderoi policinë për këmbënguljen e tyre në zgjidhjen e rastit.

    “Mendova se nuk do ta përjetoja kurrë këtë ditë”, tha Marlene Jerome, duke shtuar se i vinte keq që burri i saj nuk ishte gjallë.

    Policia shpjegoi se një mostër e ADN-së u mor gjatë autopsisë së vitit 1999 dhe u krahasua me bazën e të dhënave të FBI-së, por nuk kishte gjetur asnjë provë. Pastaj, në vitin 2017, ligji u ndryshua dhe policia u lejua të kërkojë jo vetëm shembuj të ADN-së që përputhen, por edhe krahasime me anëtarët e tjerë të familjes.

    Në korrik të vitit 2020, një kontroll i anëtarëve të familjes dha rezultate dhe provat e oficerët të policisë shkuan drejt Williamsit. Ai jetonte në lagje në kohën e vrasjes së 14-vjeçares. Ai atëherë ishte 20 vjeç.

    Ndryshe, Williams do të ekstradohet në shtetin e New York-ut ku do të gjykohet për vrasje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!