×
  • Lajme
  • Lajme

    38 euro metri kub i drunjve ilegalë, 50 i atyre më vulë

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 20:26

    Dimri nuk është larg dhe kjo ka bërë që prishtinasit që tani të fillojnë blerjen e druve për t’u ngrohur në këtë stinë të ftohtë


    Tregtarët që e shesin këtë lëndë djegëse vetëm se e pohojnë këtë fakt.

    Këta të fundit prapa kamerës thanë se një metër kub dru e shesin deri në 50 euro.

    Por kjo lëndë djegëse më lirë mund të gjendet tek shitësit ilegalë, ku një metër kub kushton 38 deri në 40 euro.

    Se ka ilegal që po presin drunj e konfirmojnë edhe nga Inspektorati qëndror për Pylltari dhe Gjueti.

    Sipas drejtorit të këtij institucioni, Besim Zogu prerja ilegale këtë vit vec është rritur.

    “Ky 6 mujorëshi i parë na kemi pa një rritje të prerjeve ilegale. Ndoshta ka qenë një prej arsyejeve edhe gjendja e pandemisë cfarë është, po na kemi pasë rast ku asnjë drejtorat i asaj komune nuk ka qenë duke punu.”, ka thënë Zogu.

    Zogu tregon se synim i prerësve ilegal janë malet më të mira të Prishtinës.

    “Ata që merren me këtë veprimtari, dmth e kanë interesin ma të madh ekonomik, aty janë edhe dëmtimet më të mdhaja. Aty ku ka pyje më të mira, aty ka dëmtime. Në Prishtinë është pjesa e Butovcit, pjesa e Rimanishtës.”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

    Por Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, po thotë se në këto male po prehen legalisht drutë.

    “Ka pasë një numër të konsiderueshëm të lejeve që janë dhënë dhe inspektorë tanë të pyjeve bashkë më inspektorë të Agjencisë së Pyjeve kanë dalë në terren dhe kanë shenjëzu drunjtë të cilët duhet të prehen dhe kanë përcjellë edhe bartjen e tyre.”, ka thënë Tahiri.

    Megjithatë Tahiri pranon se duhet numër më i madh i inspektorë që rastet e rralla të prerjeve ilegale që janë paraqitur në këto pjesë të kryeqytetit të mos shpeshtohen.

    “Jemi në mungesë edhe për shkak të disa suspendimeve që kanë qenë ndër vite edhe për shkak të vrasjes që patëm vitin e kaluar të njërit nga rojet e pyllit.”, është shprehur ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!