×
  • Lajme
  • Botë

    Franca rekord rastesh me COVID-19, më shumë se 10 mijë u regjistruan të shtunën

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 20:29

    Autoritetet shëndetësore të Francës kanë njoftuar të shtunën për ditë rekord me raste të reja me COVID-19, me shifrat që për herën e parë kanë kaluar 10-mijëshin.


    Në 24 orët e fundit, Franca ka regjistruar 10561 raste të reja me koronavirus, raporton Reuters.

    Rekordi i mëhershëm i rasteve të reja në ditë ishte të enjten me 9843 raste.

    Deri tash në Francë janë regjistruar më shumë se 400 mijë raste me COVID-19. 30902 është numri i viktimave, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!