×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Anfield, kampioni fitore të vështirë kundër Leeds

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 20:30

    Liverpool mezi ka arritur që të marrë tre pikë sonte në xhiron e parë të Premier Ligës angleze. Skuadra e Jurgen Klopp u përballë me një skuadër tepër fanatike që u inkuadrua sivjet në Premier Ligë.


    Shtatë gola për rezultat 4-3, në një dramë për t’u mbajtur mend në Anfield Road. Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar hat-trik

    Padyshim, njëra prej ndeshjeve më interesante në Premier Ligë, sidomos prej atyre të xhiros së parë.

    Shtatë gola, shumë emocione dhe spektakël ka sjell kjo ndeshje që mbajti në ethe tifozët e Liverpool që për një moment menduan se nuk do t’ia nisin me fitore sezonit të ri.

    Pjesa e parë ishte spektakulare.

    U shënuan pesë gola në një harkë kohorë për 33 minuta.

    Koch do ta prekte topin me dorë që në minutën e tretë të takimit duke shkaktuar kështu penallti për Liverpoolin.

    Nga pika e bardhë, Mohamed Salah do të shënonte në minutën e katër për golin e parë.

    Por, tetë minuta më vonë, në minutën e 12-të, Harrison do të shënonte golin më të bukur të kësaj nate pas asistimit të Kalvin Philips.

    Liverpool do të kalonte përsëri në avantazh. Ishte gjiganti holandez, Virgil Van Dijk që do të shënonte një gol të bukur me kokë pas një ekzekutimi briliant të një goditje këndi nga Robertson në minutën e 20.

    Leeds prapë nuk u dorëzua. Në minutën e 30-të, van Dijk tani nuk ishte në rolin e një golashënuesi por një mbrojtësi që bën gabim amator. Këtë gabim e shfrytëzon Bamford për të barazuar rezultatin.

    Liverpool reagoi shpejt dhe ktheu epërsinë në minutën e 33-të.

    Përsëri ishte Mohamed Salah që shënoi golin e dytë personal këtë ndeshje që ishte një super gol pas një goditje të fortë të egjiptianit.

    Me rezultat 3-2 do të përfundonte pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë ritmi i lojës u zvogëlua por megjithatë ajo u bë më interesant në minutën e 66-të ku Klich do të shënonte golin e barazimit me rezultat 3-3.

    Derisa loja shkonte drejt përfundimit Liverpool fiton edhe një penallti që në gol e shndërron Salah duke kompletuar hat-trikun.

    Me këtë fitore, Liverpool është në vendin e dytë pas xhiros së parë –  pas Arsenalit që është në vend të parë por me goldallim më të mirë. /GazetaExpress/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!