×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Hoti me zotimin që nuk do të kërkojë njohje ndërkombëtare është kundër shtetësisë së Kosovës

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 21:59

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka vlerësuar si antikushtetues dhe antidemokratik zotimin e kryeministrit Avdullah Hoti, për të mos kërkuar njohje të reja ndërkombëtare.


    Në televizionin e partisë së tij, Kurti ka thënë se nuk ekziston asnjë person i përveçëm që ka të drejtë të japë një zotim të tillë, transmeton Reporteri.net.

    Ai ka thënë se me këtë zotim, Hoti efektivisht është kundër shtetësisë së Kosovës.

    “Kur e pashë që kemi një zotim të kryeministrit për ta pushuar të drejtën e Kosovës që të kërkojmë njohje të reja ndërkombëtare, unë në të vërtetë mendova që kjo më shumë është ndonjë draftpunues nga kërkesat e Serbisë sesa nënshkrim i kreut të Qeverisë.
    Ky është qëndrim tërësisht antikushtetues, antidemokratik, meqenëse nuk ekziston asnjë person i përveçëm që ka të drejtë të japë një zotim të tillë. Efektivisht është kundër shtetësisë së Kosovës.”, ka thënë Kurti.

    Në intervistën e dhënë për TVV-në, Kurti ka folur edhe për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, ndaj së cilës ka adresuar një sërë kritikash. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!