Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se pas një marrëveshjeje “me pasoja për Kosovën”, duhet të kishte arrestime.
“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që e vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës”, tha Kurti.
Kurti në një intervistë dhënë televizionit të partisë së tij, ka dhënë madje mesazhe mjaft serioze, duke paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e Qeverisë Hoti.
Tutje, duke akuzuar prokurorët kosovarë, Kurti ka thënë se në një shtet të së drejtës, që sipas tij synon të bëj VV, persona të këtillë nuk do të kishin vend as në liri.
“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti.
Ish-kryeministri Kurti, ka thënë se Qeveria Hoti në 100 ditët e saj të para ka dëshmuar se “është e dobishme për Serbinë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.