Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të organizojë konferencë për media nga ora 11:00.
Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor MASh do të japë më shumë detaje rreth vijimit të mësimit në kushte të pandemisë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani si dhe drejtori iSindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj.
Për shkak të rrethanave pandemike fillimi i mbajtjes së mësimit ishte shtyrë për 14 shtator, pas një pauze të gjatë që nga marsi për shkak të pandemisë COVID-19.
Disa muaj ishte mbajtur mësimi online, por ishte vendosur që nga shtatori të bëhet hapja e shkollave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.