Federico Cherubini, shef i transferëve i skuadrës italiane, bëhet me dije që ata do të punojnë për të nënshkruar me sulmuesin.
Luis Suarez nuk është ftuar në listën e Barçës për miqësoren e tyre të parë parasezonale me Nastic de Tarragona, një shenjë që tregon se e ardhmja e tij nuk pritet që të jetë në fanellën e Barcelonës.
Uruguaini kishte një ofertë nga Juventusi në Torino, por ajo po shtyhet për shkak se ai nuk ka ende pasaport italiane në Serie A, një gjë që nuk duket se i shqetëson liderët e klubit italian nëse bazohemi në fjalët e fundit të Cherbini që ka thënë se nënshkrimin mund ta bëjnë edhe pa këtë gjë.
“Sulmues i ri në qendër? Ne po punojmë këtë. Nëse jemi optimis për Suarez? Gjithmonë ka shpresë”, ka thënë Cherubini në një deklaratë për portalin ‘Calciomercato.it’.
Kështu që, Juventus po vazhdon të besoj që do ta transferojë Suarezin pavarësisht pengesave burokratike që mund të dalin në transferimin e uruguaianin, pasi që duhet ta përfundojë provimin e italishtes për pasaportën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.