India ka regjistruar 94,372 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, të dielën, duke e çuar numrin në 4.75 milionë.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 1,114 të vdekur, me gjithsej 78,586, raporton AP.
Edhe pse infektimet në Indi po rriten më shumë se çdokund tjetër në botë, numri i të shëruarve po ashtu është rritur. Afër 70,000 raportohet se po shërohen çdo ditë gjatë shtatorit.
Ekspertët thonë se India duhet të shtojë testimet për shkak të popullsisë së madhe, transmeton KOHA. Tashmë ka arritur në vendin e dytë në botë nga numri i të infektuarve pas SHBA-së, teksa po testohen më shumë se një milion njerëz në ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.