×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenelli akuzon gazetarin e CNN: Nuk raportuat rreth nominimit për Nobel për marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 9:38
    Richard Grenell, Përfaqësuesi Special amerikan në Dialogun Kosovë-Serbi

    I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, e ka akuzuar korrespondentin në Shtëpinë e Bardhë të rrjetit amerikan CNN se mediumi i tij nuk kishte raportuar rreth nominimit të tri qeverive, asaj të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Nobel të Paqes, për marrëveshjen e arritur në Washington për normalizimin ekonomik.


    “Punoni për një medium që nuk ka raportuar për nominimin për Çmimin Nobel të Paqes për marrëveshjen Kosovë-Serbi në uebfaqen e juaj”, i është përgjigjur Grenelli postimit në Tëitter të korrespondentit Jeremy Diamond, duke e akuzuar për “mungesë besueshmërie”.
    Shkak i këtij reagimi të Grenellit ka qenë një status i Diamondit.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1304977842032095232

    “Trumpi pretendon se ishin ‘dhjetëra mijëra njerëz në rrugë’ duke e pritur veturën e tij në shtegun drejt tubimit. Është gënjeshtër. Isha pjesë e veturave që përcollën Trumpin. Kishte kalimtarë nëpër pika të ndryshme në rrugën 45-minutëshe. Por jo dhjetëra mijëra. Madje as mijëra”, ka shkruar Diamond.

    Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, të premten i ka nominuar Qeveritë e Kosovës, SHBA-së dhe e Serbisë për Nobel.

    “Kam nominuar Qeverinë e SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe për punën e përbashkët për zhvillimin e paqes dhe ekonomisë, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme ndërtimi për paqen”, kishte shkruar ai në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!