Një burrë në komunën e Vitisë është arrestuar dje nga policia pasi që dyshohet se sulmoi fizikisht vëllain dhe bashkëshorten e vëllait.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se viktimat kanë pësuar lëndime trupore.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Viti 12.09.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht vëllain dhe bashkëshorten e vëllait . Viktimat kanë pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.