Në Slloveni prej së dieles, koha e karantinimit është shkurtuar nga 14 në 10 ditë, për udhëtarët që vijnë nga shtetet me rrezikshmëri të lartë, ashtu si edhe për personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, raportojnë mediat sllovene.
Vendimi është marrë gjatë javës së kaluar, në bazë të rekomandimeve të Shtabit të Krizës, që e ka pranuar se rreziku mund të jetë më i lartë, por që barra mbi ekonominë do të jetë më e lehtë. Shkurtimi i periudhës së karantinës mund të sjellë deri në dhjetë raste shtesë të infektimit brenda një muaji, sipas Shtabit slloven të Krizave.
Epidemiologët theksojnë se te numri më i madh i të sëmurëve, një gjë e tillë ndodh në dhjetë ditë pas ekspozimit ndaj virusit.
Veprimi i autoriteteve sllovene pasqyron debatin që po zhvillohet në Bashkimin Evropian, ku në disa shtete kohëzgjatja e karantinës tashmë është shkurtuar, derisa disa po e shqyrtojnë një gjë të tillë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.