×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Jashtëm serb: Marrëveshja e Washingtonit, vetëm për t’i bërë Trumpit fotografi për fushatë

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 12:31

    Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq ka deklaruar për revistën amerikane “Newsweek” se dokumentet e nënshkruara në Washington nga Kosova dhe Serbia, për ç’arsye deputeti i parlamentit suedez e ka propozuar presidentin e SHBA-së për Nobel të Paqes, janë të paqëndrueshme dhe se ngjarja në Shtëpinë e Bardhë ka qenë e perceptuar ekskluzivisht si “mundësi për t’i bërë Trumpit fotografi për fushatë”.


    “Nominimin e Donald Trumpit për Nobel të Paqes do të duhej ta shikonim jashtë kontekstit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, ka thënë ai.

    Jeremiqi ka theksuar se dy dokumente jo-obligative, të cilat në Shtëpinë e Bardhë i kanë nënshkruar ndarazi përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë nuk janë “as historike dhe as të qëndrueshme”.

    “Kjo është e qartë si loti për secilin që së paku sipërfaqësisht është në rrjedha me zhvillimet në Ballkan”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!