×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 13:00

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Rrguën e Kombit.


    Policia njofton se në aksin rrugor Morinë-Milot, automjeti me drejtues shtetasin F.N, banor i komunës së Ferizajt, është përplasur me një motor i cili po drejtohej nga shtetasi J.H, banor i komunës së Prizrenit.

    Si pasojë e kësaj ky i fundit ka humbur jetën.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!