×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Të dua”, komentet e 46-vjeçarit në Facebook për 14-vjeçaren që përdhunoi

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 17:52

    Të tjera detaje vijojnë të dalin mbi abuzimin seksual të Blerim Bizgjonit, ndaj një vajze 14-vjeçare, në Vërdovë të Pogradecit.


    Ka qenë nëna e vajzës, ajo që gjatë një interviste për mediat paraditen e së dielës, ka pohuar faktin që bija jetonte në familjen e Blerimit. Ky i fundit kishte premtuar kujdes ndaj saj, duke qenë që babai i 14-vjeçares vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe familja e tyre nuk kishte mundësi të kujdesej për vajzën.

    Nëna tha se kishte vënë re shqetësim tek e bija, e cila më pas i kishte treguar për abuzimin e 46-vjeçarit ndaj saj.

    Vajza ka denoncuar ngjarjen në polici, ku ka pohuar se prej një viti shkonte në shtëpinë e Blerimit pasi ishte shoqe me vajzën e tij dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë deri në ditën e Bajramit kur ai ka abuzuar me të në ballkonin e shtëpisë së tij. 46 vjeçari ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që ajo të mos denonconte ndërsa e përdhunonte sistematikisht gjatë kësaj periudhe.

    Por ajo çfarë vihet re, është fakti që Blerim Bizgjoni shfqte hapur edhe në rrjetet sociale, raportet e tij me minorenen.

    Ai komenton në çdo postim të vajzës, zakonisht duke komplimentuar me fjalet: si “drit je”, apo duke leshuar ikona me zemra poshte fotove të saj. “Love- dashuri dhe I love you- të dua”, janë shënimet e Bizgjonit për 14-vjeçarjen, e cila në disa raste u përgjigjet me pëlqim komenteve të tij.

    46 vjeçari e ngacmonte vajzën prej një viti por abuzimi ka ndodhur ditën e Bajramit, kur Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie me të miturën.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në ballkonin e shtëpisë, ku ai ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie me të deri në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.

    Më pas ai ka kërcënuar me jetë vajzën, duke i thënë se askush nuk do ta besonte edhe po ta denonconte në polici:

    “Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”.

    Ajo që është edhe më tronditëse mbetet fakti se ka qënë vajza e Bizgjonit, ajo që ka zbuluar mardhënien e shoqes së saj me babain, dhe i ka kërkuar moshatares të largohej prej tij.

    -(Vajza e 46 vjecarit) Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.

    -(E abuzuara)Unë nuk mundem, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici.

    -(Vajza e 46 vjecarit) Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

    -(e abuzuara) Nuk mundem

    Më pas të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe vajza e abuzuar, ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e vetë dhe një psikologe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!