Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në rreth 29 milionë . Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me më shumë infeksione, më tepër se 6.4 milionë raste.
India ia ka kaluar Brazilit, duke zënë vendin e dytë me 4.7 milionë . Infeksionet në shtetin më të madh të Indisë, Maharashtra, që përfshin kryeqytetin financiar të vendit, Mumbai, arritën në 1 milion, duke frenuar përpjekjet e vendit për të ringjallur ekonominë.
Brazili ka 4.3 milionë raste. Një artikull në revistën New England Journal of Medicine arrin në përfundimin se përdorimi i maskës nga të gjithë “mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së sëmundjes dhe të bëjë që një pjesë më e madhe e infektimeve të reja të jenë pa simptoma”.
Nëse ky përfundim është i saktë, thuhet në artikull, përdorimi i maskës mund të shërbejë si një formë vaksinimi “që do të sillte imunitet dhe në këtë mënyrë do të ngadalësonte përhapjen e virusit”, ndërkohë që bota është në pritje të një vaksine./ VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.