Nesër në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të zyrtarizohet edhe orari i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kujtojmë se ndeshjet e kësaj jave janë shtyer deri më datën 19 shtator, si shkak i pandemisë COVID-19.
Trajneri Bylbyl Sokoli për klankosova.tv deklaroi se mosfillimi i kampionatit me kohë dëmton klubet pasi pritet të ketë orar të ngarkuar në vazhdim.
“Shtyerja e kampionatit dëmton klubet. Do të kemi një kampionat me orar të ngjeshur të takimeve si dhe një numër të madh të tyre që priten të zhvillohen në kushte të vështira atmosferike”, deklaroi Sokoli.
Sokoli gjithashtu komentoi edhe bërjen e Superligës së Kosovës nga 12 në 10 skuadra.
Sipas tij, ky format pritet të sjellë më shumë cilësi në futbollin kosovar. Ndërsa për luftën për titulli veçoi gjashtë skuadra.
“Formati me dhjetë skuadra cilësore dhe sistem të ri garues do të sjellë cilësi në futbollin tonë”.
“Ballkani, Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi e Arbëria kanë sjellë lojtarë cilësor dhe e gjitha do të varet si do të komponohen në kampionatin tonë”.
“Skuadrat e lartë cekura kanë cilësinë të luftojnë për kreun e tabelës. Por duhet pritur starti i këtyre takimeve për t’i parë se si do të paraqitën”.
Këtë vit në elitën e futbollit kosovar garojnë skuadrat: Drita, Gjilani, Prishtina, Ballkani, Drenica, Trepça 89, Arbëria, Besa, Llapi e Feronikeli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.