×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Etem Arifi po e sfidon të gjithë sistemin shtetëror

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 19:07

    Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi është deklaruar lidhur me mos arrestimin e deputetit Etem Arifi.


    Ai në një postim në Facebook ka kujtuar se Etem Arifi është në arrati që nga muaji mars dhe si i tillë po e sfidon të gjithë sistemin shtetëror.

    “Etem Arifi i dënuar nga gjykata është në arrati që nga muaji mars dhe e sfidon të gjithë sistemin shtetëror, ndërsa kërkohet liberalizimi i vizave nga shtetet evropiane dhe rrihen qytetarët para fëmijëve për punën e maskave”, ka shkruar Abazi.

    Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të të formës së prerë për mashtrimin me subvencione në shumë 25 mijë euro.

    Ai është dashur që më 9 mars të paraqitej në qendrën për vuajtje të dënimit, por gjendja shëndetësore e të njëjtit kishte bërë që Gjykata e Prishtinës të shtyjë dy herë me nga dy muaj ekzekutimin e dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!