Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-zëvendësit të De Biasit në Kombëtaren shqiptare, Angelo Pereni.
Pereni u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, teksa bashkëpunoi me De Biasin te ekipi ynë kombëtar për afro 3 vite (2011-2014).
Më pas, Pereni vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, duke preferuar të qëndronte në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.
Në një mesazh ngushëllimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, duka shkruan: “Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Angelo Perenit, ish-zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Gianni De Biasi.
Angelo ishte si vetë emri që mbajti, ishte njeri vërtetë i mençur. Bota e futbollit ka humbur shumë. Anxhelo e donte lojën, por mbi të gjitha i donte shumë futbollistët. Një njeri fantastik. Kanë mbetur shumë pak “të urtë” në botën e futbollit si Angelo.
Ishte një nder për ne të kishim në stafin teknik një njeri me kaq eksperiencë të gjatë në futboll dhe tejet të përgatitur.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!”.
https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/3175512672559275
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.