Motrën e dërguan në maternitet për të lindur, ndërsa burri i saj u kthye në shtëpi dhe më abuzoi.
Me të ëmën që i mbante duart për ta inkurajuar, një 11 vjeçare me banim në Tiranë denoncoi burrin e të motrës si përdhunues. E mitura u bind se duhej ta tregonte abuzimin seksual menjëherë sapo kunati u largua si emigrant në Greqi.
Burimet e prokurorisë së Tiranës tregojnë për Top Channel se shtetasi me inicialet K.Z| është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet pasi e ëma ishte e divorcuar.
Sipas një burimi zyrtar janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.
Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11 vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen.
“Mami më ka kapur, burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje” është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë./ Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.