×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 9:53

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.


    Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky shtator është ndryshe nga vitet tjera, me sfida dhe i pa përjetuar më parë.

    “Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar. Duke përgëzuar Ministrinë dhe drejtoritë komunale të arsimit, uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm, veçanërisht uroj ata fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër!Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar.

    Duke përgëzuar Ministrinë dhe drejtoritë komunale të arsimit, uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm.

    Veçanërisht uroj ata fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm.

    Ta kalojmë edhe këtë sfidë me sukses, për hir të ardhmërisë së gjeneratave tona të reja.Shumë urime!

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2077278732396530

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!