×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 9:56

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor!


    “Me urimin më të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor, shpresoj që i gjithë ky proces të ecën mbarë, duke respektuar në përpikëri edhe masat e reja të rekomanduara nga institucionet e shëndetit public”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

    Urimi i Limajt:

    Pas kësaj periudhe prej disa muajsh tejet të vështirë në përballje me pandeminë, që fatkeqësisht e ka goditur në çdo aspekt vendin, sot duhet t’i gëzohemi faktit që nxënësit tanë po i kthehen bankave shkollore.

    Me urimin më të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit të ri shkollor, shpresoj që i gjithë ky proces të ecën mbarë, duke respektuar në përpikëri edhe masat e reja të rekomanduara nga institucionet e shëndetit publik.

    Sot, më shumë se çdo herë duhet një angazhim dhe kujdes i përgjithshëm institucional e familjar në mënyrë që fëmijët tanë duke qenë të shëndetshëm të marrin edhe edukim cilësor.

    https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/posts/3779257088765740

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!