Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka marr pjesë në përurimin e shkollës së re “Haradin Bajrami” në Magure të Lipjanit.
“Në ditën e parë të mësimit të fillimit të vitit të ri shkollor dua që t’i kërkoj nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të tjerëve kujdes maksimal”.
“Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve që të krijohen kushtet e nevojshme që nxënësit të mos kthehen prapa. Mësimi nuk merret askund si në bankat shkollore, por gjithashtu jemi të rrezikuar nga kjo situatë, por bashkë do t’ia dalim”.
“Kërkoj me ngulm për kujdes gjatë mbajtjes së mësimit. Kjo shkollë i plotëson të gjitha kushtet për të organizuar mësim modern”.
“Urime kryetar, nxënësve dhe prindërve për këtë shkollë, ta gëzoni, me lutjen që t’i përmbahemi strikt kushteve të mbajtjes së mësimit në këtë situatë të pandemisë”, u shpreh Hoti gjatë fjalimit të tij.
Pas prenë shiritin ceremonial, Hoti hyri brenda objektit të përuruar, ku pa nga afër klasat dhe përgatitet që janë bërë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.