Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë bllok në BE.
Ai theksoi se në masë të madhe edhe më tutje është i pranishëm mospajtimi midis Beogradit e Prishtinës në lidhje me Kosovën, e citojnë mediat e Beogradit Borellin.
“Nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, atëherë do të jetë e vështirë të konsiderohemi fuqi gjeopolitike. Meqë këtë nuk do ta bëjë askush tjetër, pos evropianëve”, i ka thënë Borell gazetës Financial Times.
Ai ka shtuar se çështja e Ballkanit paraqet shqetësim të veçantë për BE-në.
Borell ka thënë se “fqinjësia e BE-së praktikisht është në flakë” prandaj angazhohet “për përgjigje të vendosur dhe unike” të të gjitha vendeve anëtare të bllokut.
“Gjatë 10 muajve të fundit fqinjësia jonë është përfshirë nga flakët, që nga Libia deri në Bjellorusi. Gjithçka është më keq seç kam pritur”, u shpreh Borell.
Duke folur për rajonin e Mesdheut, Borell theksoi se tensionet midis Greqisë, Turqisë e Qipros kanë nisur të rriten eksponencialisht dhe ka rrezik serioz që konflikti të tejkalojë fjalët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.