Formati i intervistave të Gazetës Online “Reporteri.net”, ‘REPORTERI/INTERVISTA’, rikthehet shumë shpejt. Këtë herë, prodhimi televiziv i Reporterit transmetohet çdo javë në Kanal10.
Pas suksesit të ciklit të parë të intervistave ‘REPORTERI/INTERVISTA, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ rikthen ato. Këtë herë, përveç në platformat online të Reporterit, ‘REPORTERI/INTERVISTA’ do të shfaqet edhe në televizionin më të ri në vend, Kanal10.
Sezoni i dytë i intervistave me gazetarin Shkumbin Kajtazi, do të nisë transmetimin shumë shpejtë.
Intervista me përmbajtje nga aktualiteti e politika vendore dhe rajonale; rrëfime personale nga figurat publike; temat e ekonomisë, drejtësisë e sigurisë; analiza; diskutime rreth temave sociale, historike e religjioneve; e shumë çka tjetër, do të trajtohen e diskutohen çdo javë në ‘REPORTERI/INTERVISTA’.
Shumë shpejt, në www.REPORTERI.net (përfshirë rrjetet sociale: në faqen ‘Reporteri’ në Facebook dhe kanalin ‘Reporteri’ në Youtube) dhe në Kanal10.