×
  • Sport
  • Sport

    Manaj gati të ndërrojë skuadër, e do një tjetër ekip spanjoll

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 18:45

    Rey Manaj përgatit largimin e tij nga Barcelona.


    Sulmuesi i kombëtares shqiptare pas 6 muajsh në radhët e Barcelonës kërkon të ndërrojë ambient pasi synon të luajë në nivele më të larta dhe jo në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

    Fillimisht u përfol për interesimin e dy klubeve të Serie A që kërkonin shërbimet e kuqeziut Veronës dhe Udineses, por nëse Hellas e hodhi vëmendjen nga një tjetër futbollist shqiptar talenti shqiptar Andi Zeqiri që luan në Zvicër, Udinese nuk shfaqi interes konkret për Manajn.

    Sëfundmi në skenë për të marrë futbollistet e sulmuesit lushnjar ka dalë klubi i sapongjitur në Segunda Division, kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë CD Castellon.

    Barcelona e bleu Manajn nga Albacete për 700 mijë euro ndërsa nga shitja e tij te Castellon kërkon të arkëtojë rreth 1 milion euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!