×
  • Lajme
  • Lajme

    Në spitalet e Kosovës po trajtohen 222 pacientë të infektuar me coronavirus

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 23:36

    314 persona janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës ndërkaq prej tyre 222 pacientë me COVID-19.


    Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, pesë persona janë në respirator, 21 janë duke u trajtuar me CPAP maskë dhe 199 janë me oksigjenoterapi.

    Ndërkaq sot janë konfirmuar 55 raste të reja me koronavirus, dhe janë shënuar pesë persona të vdekur.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!