×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Debat i ashpër mes ekspertit të arsimit dhe drejtoreshës së ISHP-së: Në Korçë nuk kishte termometër

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 23:40

    Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po diskutohet për fillimin e shkollës dhe problematikat e këtij viti arsimor.


    Gjatë diskutimit shpërtheu një debat i fortë mes ekspertit të arsimit Ndriçim Mehmeti dhe drejtoreshës së ISHP-së Albana Fico. Debati nisi kur Mehmeti tha se ka shkelje të rënda në procedurat e ndjekura për hapjen e shkollës.

    Pjesë nga debati:

    Mehmeti: Ka shkelje të rënda në protokollet. Në këto shkresa nuk merren përgjegjësi. Ne nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës. Këto nxjerrin nxënësin në komisionin e etikës. Shikoni pamjet, ja si mblidhen.

    Fico: Kjo është dyndje. Jam dakord se në ditën e parë kishte një dyndje dhe nuk u zbatuan tërësisht masat.

    Mehmeti: Në Korçë nuk kishte termometër.

    Fico: E dini se çfarë ka ndodhur me atë shkollë?

    Mehmeti: E tha publikisht kryetari i Bashkisë Korçë. Nuk e di çfarë ndodhi me atë shkollë.

    Fico: Nuk po dyshoj në atë që thoni ju, por mos flisni për diçka kur nuk jeni të informuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!