Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë në Interaktiv të KTV-së se kur është në pyetje pika për Ujmanin në Marrëveshjen e Washingtonit, ka pasur një insistim të kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinajt.
“Njëkohësisht për Ujmanin është folur shpesh, ka pasur insistim të pasur dhe vendosmëri definitive të Haradinajt. Njëjtë kanë menduar edhe Mustafa dhe Hoti, por është nevojitur një insistim që ajo pikë të ndahet, t’i kemi dy marrëveshje bilaterale, e jo një trilaterale”, ka thënë ai, teksa ka thënë se kur është në pyetje Marrëveshja e Washingtonit nuk ka fitore absolute.
“Rrallë ndodh mes vendeve që gjithçka të jetë heshtje totale derisa palët të mbërrijnë në tavolinë. Kështu nuk ka ndodhur as kësaj radhe. E di që partitë politike jo vetëm në pushtet, e edhe ato në opozitë kanë qenë të njoftuar për draftin fillestar”, ka thënë ai.
Si ka thënë ai, dihet që ndërkohë është hequr pika 10 e Marrëveshjes me kërkesën e Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.