Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë. Policia bën me dije se rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës është gjetur i vdekur në mjetin e tij shtetasi me iniciale K.K 33 vjeç.
Dyshimet e para të policisë janë se vdekja e 33 vjeçarit ka ardhur nga përdorimi i armës së zjarrit.
Policia njofton se është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.