Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba, ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me deklaratat e Uli Hoeness.
Ai është i prekur nga ato që janë thënë dhe vazhdojnë të thuhen për të dhe shpreson gjithçka të marrë fund së shpejti.
Alaba është raportuar se mund të largohet nga Bayern Munich, me Manchester Cityn si destinacion, por ende nuk ka diçka konkrete.
“Shpresoj shumë që do të gjendet një zgjidhje sa më shpejt, kështu që klubi, drejtuesit, shokët e skuadrës dhe fansat të dinë se çfarë po bëhet. Dua që situata ime me kontratën të mos bëhet publike për të gjithë. Ka pasur disa qëndrime në javët e fundit që më kanë surprizuar dhe më kanë mërzitur mua. Bayerni nuk është thjeshtë një klub për mua, është shtëpia ime dhe familja ime. Diskutimet apo qëndrimet e kundërta ndodhin, por duhet të mbesin brenda familjes. Dua të vazhdoj të qëndroj me këtë ide”, tha ai.
Alaba gjithë karrierën ka luajtur në Bayern, ka bërë 386 paraqitje, ka shënuar 31 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.