Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së aktorit të madh shqiptar, Adem Mikullovcit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se Mikullovci edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit, ishte gjithmonë në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka shtuar se kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet gjithmonë.
Adem Mikullovci vdiq sot në orën 00:20, menjëherë pas mesnatës.
Postimi i plotë i Thaçit:
Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë. Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij! HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4335366209867038/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAtKcF6jFfMo-CyW3tmbf2NpiHPwUXV444P1g5uG7pqhwYDozIQba1COcTgcKi01eWxnfcZ1Qpkom3PqmmTKKXW6pii-qWGxQy0aS5QqP6EgrKZBpJUawp0lsuXu16DV2EXEa9Hg5sRJNs7aHnugTiuZa1H-GD81nZvoMBGfCLUw-5vNcFEXxLc8JQiNhzeij0yyaNgjPduETbwxJnPNeXu06kXRo-UMdoKix0C9U5fQ7qdGvo2AbrNJwPrKm14B2l_QAGdtYhefm9GM7t68oK1P3swzwBW-RJxvDzh012q30j9_GLKS99Ljwx0mr2_DE3K9eoPJiVr8Q-GuevVAj-4UQ&__tn__=-R