Zhvillimet në Ballkan nuk janë futur në agjendën plenare të Parlamentit Evropian për këtë javë, ka bërë të ditur të martën, raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.
Von Cramon, përmes një statusi në Twitter, megjithatë ka bërë të ditur se është duke i përcjellur zhvillimet për së afërmi.
“Këtë javë, Ballkani Perëndimor nuk është në agjendën plenare në Parlamentin Evropian, por unë vazhdoj t’i përcjell zhvillimet. Dje dhashë intervista për N1 dhe RTCG, duke i komentuar lajmet nga Serbia, Kosova dhe rezultatet e zgjedhjeve historike në Mal të Zi”, ka shkruar ajo.
This week the #WesternBalkans is not on the Plenary agenda in the EP but I am still following the developments. Yesterday I gave interviews to @N1info and @MMC_RTCG and I was commenting the news from #Serbia #Kosovo & the historic election results of #Montenegro #CrnaGora pic.twitter.com/DzQVPvVUic
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 15, 2020