Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka përcjellë një mesazh mbi demokracinë shqiptare, në ditën ndërkombëtare të demokracisë.
Kim shkruan në rrjetin social se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve dhe se ato duhet të respektojnë ligjin, të mbrojnë pronën, liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.
Element të cilat në jo pak raste kanë munguar në demokracinë shqiptare në këto 30 vite.
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.
Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Yuri Kim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.