×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes si pasojë e COVID-19 serbi i dënuar për krime lufte

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 12:53

    Momçilo Krajishnik, një ish zyrtar i lartë serb i Bosnjës, i cili u dënua për krime lufte nga një gjykatë e OKB-së, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, pasi ishte i infektuar me koronavirus.


    Spitali në qytetin verior boshnjak të Banja Luka tha se Krajishnik vdiq të martën herët “nga pasojat e infeksionit me koronavirus”.

    Krajisnik u shtrua në spital më 29 gusht, ndërsa u diagnostikua edhe me pneumoni, për shkak të virusit

    Ai ishte një nga udhëheqësit më të njohur serbë të Bosnjës gjatë luftës në Bosnjë 1992-95, së bashku me Radovan Karaxhiç dhe Biljana Plavshiç. Krajishnik është bashkë themeluesi i Partisë Demokratike Serbe me Karaxhiç, i cili tani po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera të luftës.

    Krajisnik shërbeu si kryetar i asamblesë parlamentare të Republika Srpska nga 1991 në 1996 dhe ishte për pak kohë anëtar i presidencës; ai gjithashtu udhëhoqi ekipin negociator të serbëve të Bosnjës në bisedimet e paqes në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në 1995.

    Ai u dënua me 20 vjet burg nga gjykata e OKB-së për krime lufte në Hagë, Holandë, për përndjekjen dhe dëbimin me forcë të joserbëve gjatë luftës 1992-95.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!