×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kritikuan Besa Shahinin për dialektin, ministrja e re e Arsimit kapet me plagjiaturë

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 13:26

    Evis Kushi u prezantua nga Edi Rama si ministrja e re e Arsimit, pas largimit të Besa Shahinit nga ky pozicion.


    Vëmendja që Evis Kushi mori  me katapultimin në krye të Ministrisë së Arsimit, bëri që emri i saj të futej në sitë pa humbur kohë. Studiuesi Vladimi Kola me kërkimet e tij ka zbuluar se artikulli shkencor i Kushit është 70% plagjiaturë.

    Kola shkruan se 70% e artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang. ©LAPSI.AL

    Postimi i Vladimir Kolës në Facebook: 

    https://www.facebook.com/vladimir.kola.3517/posts/3190829987701907

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!