×
  • Lajme
  • Lajme

    Numër i lartë i të shëruarve nga coronavirusi

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 15:06

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 199 pacientë të infektuar me coronavirus, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 11,784.


    Po ashtu përmes raportit 24 orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur se janë konfirmuar edhe 71 raste të reja pozitive, shkruan Reporteri.net.

    Kurse një pacient ka humbur betejën me coronavirus, duke e çuar shifrën totale të vdekjeve në 601.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 14,763, ndërsa numri i rasteve aktive është 2,378.

    Njoftmi i plotë i IKSHPK-së:

    199 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!