Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ka thënë që njohja është e mirëseardhur.
“Populli i Kosovës dhe ai palestinez e ka pasur një histori të njëjtë të shtypjes persekutimit. Populli 0palestinez ende mbetet nën nënshtrim. Unë gjithmonë kam qenë kundër regjimeve, e jo kundër njerëzve. Hapja e ambasadës së Izraelit në Jerusalem do të jetë thikë pas shpine ndaj palestinezëve”, tha ai.
“Kemi përjetuar një histori të përbashkët. Trump iu referua Kosovës si shtet me shumicë myslimane, ai kishte të drejtë por më ka befasuar reagimi i VV’së. Në reagimin e tyre ata thanë që Kosova nuk është vend islamik, por vend me shumicë myslimane. Në këtë rast një vend me shumicë myslimane nuk duhet të jetë pro shtypjes së një vendi tjetër mysliman që shtypet. E di që një njohje nga shteti i Izraelit është shumë e dobishme, por zhvendosja e ambasadës në Jerusalem nuk duhet të ndodhë. As vendet e BE’së nuk e kanë bërë këtë dhe nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet”, shtoi Kelmendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.