×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shtetasi maqedonas, prezantoi test fals për COVID-19

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 12:46

    Një shtetas shqiptar i Maqedonisë së Veriut është arrestuar pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte paraqitur edhe testin për COVID-19, që dyshohet se ishte i falsifikuar.


    Rasti ka ndodhur të hënën në pikën kufitare në Han të Elezit, ndërsa është raportuar nga Policia e Kosovës të mërkurën.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në një lagje në Shkup nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!