Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, e ka quajtur ekipin e Hotit “klub valltarësh”.
Kryeministri Avdullah Hoti në ekipin e tij çdo herë ka zv.kryeministrin Driton Selmanaj, i cili para se t’i hynte politikës, ishte valltar në ansamblin “Shota. A e ka pasur fjalën Behramaj për Selmanajn kur e quajti ekipin e Hotit “klub valltarësh”?
Adil Behramaj, këshillar i Presidentit Hashim Thaçi, thotë se nuk ka unitet brenda Qeverisë e as bashkëpunim mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit, shkruan Express.
Behramaj ka thënë se Qeveria nuk ka legjitimitet ta përfaqësojë vendin, pa përkrahjen e opozitës.
Ai madje e quajti ekipin e Hotit “klub valltarësh”.
“Sot, sigurisht as ju nuk keni kurrfarë shqetësimesh. Mua, si me dorë, krejt shqetësimet m’i hoqi ky këshilltari i kryeministrit, që na foli në emër të tij. Edhe koordinim të plotë institucional paskemi, se as këtë nuk e kisha ditur. Në fakt, kryeministri dhe klubi i valltarëve të tij janë kah e bëjnë situatën shumë shqetësuese. Nuk ka unitet brenda Qeverisë. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit dhe Presidentit. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës”, ka shkruar Behramaj në Facebook.
Por, nuk dihet nëse Behramaj e ka lidhur këtë me profesionin e mëparshëm të zv.kryeministrit Driton Selmanaj.
Para disa vitesh, Selmanaj ishte valltar në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.