×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari tenton t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave në Prishtinë

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 13:13

    Një qytetar është incizuar derisa ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të cilat janë vendosur në shtegun e biçikletave në lagjen “Dardania” në Prishtinë.


    Videon e ka shpërndarë në Facebook Adrian Berisha, i cili është i angazhuar vullnetarisht në disa projekte në shërbim të komunitetit të komunës së Prishtinës.

    “Ja ne krijesë me të cilin e ndajmë hapësirën e përbashkët të qytetit tonë. Kjo video veç e vërteton se: Njeriu është kafsha ma e keqe në planetin tokë. Marre!”, ka shkruar Berisha.


    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë më parë ka njoftuar se pengesat e betonit përreth shtegut për biçikleta do të vendosur për të pamundësuar parkimin e veturave aty.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!