Është dita e shtatëmbëdhjetë që në Kosovë shënohen më shumë raste të pacientëve të shëruar nga coronavirusi, se sa raste të reja pozitive.
Që nga 31 gushti kur u shëruan 122 pacientë, deri më tash janë shëruar edhe 1,841 edhe të tjerë, duke e çuar shifrën totale të të shëruarve në 11.949 raste shkruan Reporteri.net.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 76 raste të reja me coronavirus, ndërsa 167 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.
Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur se ka humbur jetën edhe pacient i prekur me COVID-19. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.