×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Beogradit nga Mitrovica: Marrëveshja e Washingtonit është më favorshmja në 100 vjet për Serbinë

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 15:25

    Nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq, i cili po qëndron për vizitë në veri të Mitrovicës, vlerësoi se marrëveshja e nënshkruar në Washington është marrëveshje e favorshme për Serbinë.


    Madje, sipas tij, kjo marrëveshje është më e mira e shekullit në fundit, transmeton Reporteri.net.

    “marrëveshja e parë e favorshme për serbët në Kosovë pas një shekulli, e cila, mbi të gjitha, do të mundësojë më shumë investime të vijnë këtu”.

    Ai theksoi se një nga pjesët më të rëndësishme të asaj marrëveshjeje është investimi i zyrës amerikane, e cila po hap selinë e saj në Beograd dhe e cila do të investojë në infrastrukturë dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

    “Shumë prej atyre ndërmarrjeve do të jenë nga veriu i Kosovës por gjithashtu nga pjesë të tjera të Kosovës, sepse duhet të sigurojë para për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi dhe Kosovë, Shqipëri, në mënyrë që të gjithë në rajon të jenë më mirë’, shtoi Vesiq, raporton portali Kosovo Online.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!